• e mërkurë, 22 janar 2025

Katër izraelite do të lirohen të shtunën, sipas një përfaqësuesi të lartë të Hamasit

Katër izraelite do të lirohen të shtunën, sipas një përfaqësuesi të lartë të Hamasit

Gazë, 21 janar 2025 (MIA) - Hamasi pritet të shtunën të lirojë katër pengje izraelite që mban në Gazë, si pjesë e shkëmbimit të dytë të pengjeve për të burgosur në burgjet izraelite, i parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, transmetuan agjencitë botërore, duke cituar Taher al-Nunu, një përfaqësues të lartë të lëvizjes islamike të armatosur palestineze.

Të dielën, tre izraelite u liruan tashmë, të shkëmbyera me 90 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por supozohet se shkëmbimi i të burgosurve do të bëhet në intervale relativisht të rregullta gjatë një periudhe prej gjashtë javësh, me ç'rast do të shkëmbehen gjithsej 33 izraelitë për rreth 1900 palestinezë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR