• e mërkurë, 22 janar 2025

Sekretari i ri i Shtetit, Rubio konfirmoi se SHBA-ja do të punojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

Sekretari i ri i Shtetit, Rubio konfirmoi se SHBA-ja do të punojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi sot se përfundimi i luftës ruse në Ukrainë do të jetë politika zyrtare e SHBA-së gjatë mandatit të presidentin Donald Tramp, si pjesë e qëllimit të asaj administrate për të promovuar paqe.

"Politika zyrtare e SHBA-së do të jetë që lufta duhet të përfundojë dhe se ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë", tha Rubio për televizionin NBC përpara ceremonisë së tij të betimit në Shtëpinë e Bardhë.

Rubio tha se do të ishte "e ndërlikuar...sepse secila palë do të duhet të heqë dorë nga diçka".

Rubio, ish-senator amerikan, ishte i pari nga kandidatët e kabinetit të Trampit që u betua sot, pasi Senati amerikan konfirmoi unanimisht nominimin e tij mbrëmë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë pasi u betua, Rubio u zotua të zbatojë politikën e jashtme të Trampit "për të avancuar interesat kombëtare" të vendit.

Ai shtoi se një tjetër qëllim i politikës së jashtme të SHBA-së nën Trampin do të ishte “promovimi i paqes”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR