Orban: Inkuadrimi i Ukrainës në NATO nuk është në rend dite
- Kryeministri hungarez Viktor Orban sot pas takimit me homologun e tij sllovak Robert Fico, në Bratisllavë tha se inkuadrimi i Ukrainës në NATO nuk është në rend dite, sepse, siç theksoi, inkuadrimi i Kievit në Aleancë do të nënkuptonte luftë e hapur kundër Rusisë.
- Post By Sara Ademi
- 17:32, 21 janar, 2025
Bratisllavë, 21 janar 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot pas takimit me homologun e tij sllovak Robert Fico, në Bratisllavë tha se inkuadrimi i Ukrainës në NATO nuk është në rend dite, sepse, siç theksoi, inkuadrimi i Kievit në Aleancë do të nënkuptonte luftë e hapur kundër Rusisë.
Ai, gjithashtu tha se inkuadrimi i shpejtë i Ukrainës në Bashkimin Evropian do ta shkatërrojë ekonominë hungareze.
Sipas ueb faqes sllovake Ma7, Orbani ka theksuar se nuk ka përgjigje se si Ukraina mund të inkuadrohet në BE, duke shtuar se Kievi duhet të tregojë respekt.
Kryeministri sllovak Robert Fico theksoi se Orbani ka biseduar për situatën në BE, Donald Trampin, migrimin dhe çështjet familjare, duke thënë se në kushtetutën sllovake ka vetëm dy gjini: mashkull dhe femër. sa/
foto: EPA