• e mërkurë, 22 janar 2025

Rasmusen: Asnjë vend nuk mund vetëm të vijë dhe të "shërbehet" me Grenlandën

Rasmusen: Asnjë vend nuk mund vetëm të vijë dhe të

Kopenhagë, 21 janar 2025 (MIA) - Asnjë vend nuk mund vetëm të vijë dhe të "shërbehet" me Grenlandën, territor autonom i Danimarkës të cilin Donald Trampi e dëshiron, tha ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Loke Rasmusen.

Presidenti aktual amerikan, Donald Tramp shkaktoi sheqtësim në fillim të janarit kur refuzoi ta përjashtojë mundësinë për intervenim ushtarak që do t'i vendosë Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë nën kontroll të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Nuk mund të kemi rend botëror në të cilin disa vende, nëse janë mjaft të mëdha, do të mund të shërbehen me territore të tjera nëse duan", deklaroi Rasmusen një ditë pasi që Trampi e mori funksionin.

Ministri tha se është "i kënaqur" që Trampi nuk e përmendi Grenlandën si prioritet në fjalimin e tij, por shtoi se "retorika" e tij mbetet e njejtë.

Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen në kumtimin e djeshëm në Instagram shkroi se Evropa tnai do të duhet "të manovrojë në suaza të realitetit të ri".

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede sërish theksoi se Grenlanda nuk i kundërshton lidhjet më të afërta me Uashingtonin, por se ishulli nuk është në shitje.

Trampi herën e parë tha se dëshiron ta blejë Grenlandën që në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë, por oferta ishte refuzuar me vendosmëri nga Grenlanda dhe Danimarka. ab/

Foto: МIА arkivi


 

QËNDRONI TË LIDHUR