• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Iniciativa e NATO-s për armë për Ukrainën tani ka 21 anëtarë, investimet kanë arritur 4,18 miliardë dollarë

Iniciativa e NATO-s për armë për Ukrainën tani ka 21 anëtarë, investimet kanë arritur 4,18 miliardë dollarë

Bruksel, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Njëzet e një vend tashmë i janë bashkangjitur iniciativës së NATO-s për ndihmë në armë për Kievin, të quajtur "Lista prioritare e kërkesave për Ukrainën" (PURL), ndërsa vlera monetare e obligimeve arriti 4,18 miliardë dollarë, publikoi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha.

Të mërkurën, gjatë takimit të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute deklaroi se investimet kanë tejkaluar katër miliardë dollarë. Ai theksoi se më shumë se dy të tretat e vendeve të NATO-s (gjithsej 32, duke përfshirë edhe Bullgarinë) janë obliguar në iniciativën.

Para takimit të ministriave të punëve të jashtme të NATO-s, Rute e ka shprehur dëshirën e tij që vendet e Aleancës të harxhojnë gjithsej më shumë se një miliardë dollarë në muaj vitin e ardhshëm për blerjen e armës amerikane për Kievin dhe dërgesës së tyre në Ukrainë, njoftoi DPA. 

PURL është iniciativë e filluar nga SHBA-ja dhe NATO-ja për furnizimin e Ukrainës me pajisje të rëndësishme strategjike ushtarake, duke u mundësuar anëtarëve të aleancës ta financojnë dërgesën dhe pajisjet e prodhuara në SHBA. Programi u mundëson vendeve-partnere të financojnë furnizime sipas listës së nevojave prioritare të Ukrainës, të kontraktuara me SHBA-në dhe NATO-n.

Në video-fjalimin e tij drejtuar kombit të mërkurën, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski përmendi Norvegjinë, Luksemburgun, Poloninë dhe Kanadanë, duke vënë në dukje se vendet e tjera tashmë kanë vendosur për kontribute të reja në iniciativë.

"Ekziston vendim nga partnerët për të blerë armë nga Amerika - në kuadër të programit PURL. Sot, Norvegjia njoftoi për një kontribut të ri në PURL - faleminderit. Luksemburgu - gjithashtu. Kanadaja do të rrisë kontributin e saj. Ne e dimë për kontributin e Polonisë. Dje, pati një vendim nga Holanda. Do të ketë gjithashtu kontribute fillestare nga vendet jo-anëtare të NATO-s. Do të doja t'i falënderoja personalisht të gjithë", tha Zelenski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR