• e diel, 22 mars 2026

Presidenti iranian thotë se Izraeli dhe SHBA-ja duhet "menjëherë ta ndalin agresionin" në mënyrë që të përfundohet lufta

Presidenti iranian thotë se Izraeli dhe SHBA-ja duhet

Teheran, 21 mars 2026 (MIA) - Presidenti iranian, Masud Pezeshkian sot deklaroi se "agresioni amerikano-izraelit duhet të ndlaet menjëherë" në mënyrë që të përfindohet lufta dhe të parandalohet eskalimi i saj në konflikt më të gjerë, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar një deklarate në zyren e Ambasadës iraniane në Indi.

Pezeshkian paraprakisht sot në telefon bisedoi me kryeministrin indian, Narendra Modi.

Presidenti i Republikës islamike i tha Modit se vendi i tij duhet të marrë garanca se nuk do të ketë përsëritje të një agresioni të tillë në të ardhmen. Ai gjithashtu i bëri thirrje organizatës BRIKS të ndërmarrë rol të pavarur në ndalimin e agresionit kundër Iranit. 

Presidenti iranian propozoi krijimin e një zone rajonale të sigurisë në të cilën do të përfshiheshin vendet e Azisë perëndimore për të siguruar paqen pa ndërhyrje të huaja, thuhet në kumtesën e ambasadës. 

Ndërkohë, në një deklaratë në X, Modi tha se gjatë bisedës së tij me Pezeshkian, ai dënoi sulmet ndaj infrastrukturës kritike në Lindjen e Mesme. Kryeministri indian shtoi se ai përsëriti rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së lundrimit dhe theksoi nevojën për të siguruar që rrugët detare të jenë të lira dhe të sigurta. 

Ndërkohë, në një deklaratë në X, Modi tha se gjatë bisedës së tij me Pezeshkianin, i dënoi sulmet ndaj infrastrukturës kritike në Lindjen e Mesme. Kryeministri indian shtoi se ai përsëriti rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së lundrimit dhe theksoi nevojën për të siguruar që rrugët detare të jenë të lira dhe të sigurta. ab/
 
Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR