Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore bëri thirrje për përmbajtje pas sulmit ndaj kompleksit bërthamor në Iran
- Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) bëri thirrje për përmbajtje në mënyrë që të evitohet çfarëdo lloj rreziku nga fatkeqësia bërthamore pasi që Irani kumtoi se objekti i vet bërthamor në Natanz sot në mëngjes ishte cak i sulmeve.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:57, 21 mars, 2026
Vjenë, 21 mars 2026 (MIA) - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) bëri thirrje për përmbajtje në mënyrë që të evitohet çfarëdo lloj rreziku nga fatkeqësia bërthamore pasi që Irani kumtoi se objekti i vet bërthamor në Natanz sot në mëngjes ishte cak i sulmeve.
ANEB në kumtesën në rrjetin X theksoi se Teherani e ka informuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (KB) se lokacioni ishte "sulmuar sot".
"Nuk është paraqitur rritje e nivelit të rrezatimit jashtë lokacionit. ANEB po i heton raportet", shtohet në kumtesë.
Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grosi, "e përsëriti thirrjen për përmbajtje në mënyrë që të evitohet çfarëdo lloj rreziku i fatkeqësisë bërthamore". ab/
Foto: ЕPА