Abas Aragçi: Irani është i gatshëm të të dëgjojë dhe shqyrtojë nisma për përfundimin e luftës
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, ka mirëpritur "çdo iniciativë që mund t'i japë fund plotësisht luftës", duke theksuar se konflikti i është "imponuar" Iranit.
- Post By Melahat Baftija
- 13:06, 21 mars, 2026
Tokio, 21 mars 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, ka mirëpritur "çdo iniciativë që mund t'i japë fund plotësisht luftës", duke theksuar se konflikti i është "imponuar" Iranit.
Aragçi deklaroi për agjencinë japoneze të lajmeve Kjodo se Irani ishte "gati të dëgjonte dhe të shqyrtonte propozime të tilla", raportoi BBC.
Edhe pse disa vende po kërkojnë një zgjidhje për konfliktin në Lindjen e Mesme, ministri i jashtëm iranian tha se "nuk duket se SHBA-ja janë gati të ndalojnë agresionin e tyre".
Aragç tha gjithashtu se Irani nuk angazhohet për armëpushim, por një "fund të plotë dhe gjithëpërfshirës të luftës".
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se administrata e tij po shqyrton "reduktim" të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, edhe pse SHBA-ja njoftuan se është duke dërguar më shumë anije luftarake në rajon dhe Irani kërcënoi se do të sulmojë vende turistike në të gjithë botën. mb/
Foto: MIA