• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Suedia do të ndërpresë ndihmën për pesë vende, kurse mjetet do t'i riorientojë drejt Ukrainës

Suedia do të ndërpresë ndihmën për pesë vende, kurse mjetet do t'i riorientojë drejt Ukrainës

Stokholm, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën për pesë vende në vitet e ardhshme, ndërsa mjetet do t'i shfrytëzojë për të rritur mbështetjen për Ukrainën, kumtoi sot qeveria suedeze.

Siç paralajmëroi ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme, Benxhamin Dusa, Suedia planifikon të ndërpresë ndihmën për Zimbabvenë, Tanzaninë, Mozambikun, Liberinë dhe Bolivinë.

"Ukraina është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme dhe humanitar i Suedisë, dhe për këtë arsye Qeveria do të rrisë ndihmën për Ukrainën në të paktën 10 miliardë krona suedeze (1,06 miliardë dollarë) në vitin 2026", theksoi Dusa. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR