Ushakov: Rusia është e gatshme për bisedime me SHBA-në nëse merr sinjale nga Uashingtoni
- Rusia është e hapur për dialog me administratën e re amerikane për konfliktin ukrainas nëse nga Uashingtoni vijnë sinjale adekuate, deklaroi sot ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:52, 21 janar, 2025
Moskë, 21 janar 2025 (MIA) - Rusia është e hapur për dialog me administratën e re amerikane për konfliktin ukrainas nëse nga Uashingtoni vijnë sinjale adekuate, deklaroi sot ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.
Ai shtoi se Moska akoma nuk ka marrë propozime konkrete nga Uashingtoni për bisedë telefonike mes presidentit rus, Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donalld Tramp.
"Presidenti ynë, gjithashtu, vërejti se edhe krahas informatave mediatike për qëllimin e presidentit Tramp për të organizuar bisedë telefonike me ne, nga Uashingtoni ende nuk kanë arritur propozime konkrete lidhur me atë", deklaroi ushakov pas bisedimeve të Putinit me presidentin kinez, Si Xhinping.
Sipas tij, Rusia, si edhe Kina, është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në nëse ekipi i presidentit amerikan tregon interes reciprok.
Ai shtoi se presidentët e Rusisë dhe Kinës i kuhstuan vëmendje të konsiderueshme çështjeve të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik dhe shprehën kënaqësi nga dinamika stabile e bashkëpunimit ekonomik në kontekst të sanksioneve perëndimore, posaçërisht në sferën tregtare, financiare, energjetike, industriale, transportuese dhe investuese, si dhe në sfera të reja të bashkëpunimit, siç janë inteligjenca artificiale, fizika kuantike dhe materialet inovative.
Ndihmësi i presidentit rus deklaroi se biseda e Putinit me presidentin kinez përmes video lidhjes ka zgjatur një orë e 35 minuta dhe është zhvilluar "si çdoherë, në atmosferë miqësore".
Sipas tij, Putin dhe Si biseduan për planet për punë të përbashkët në vitin 2025, kur do të shënohet 80-vjetori i fitores në Luftën e Dytë Botërore. ab/
Foto: Uikipedia