Ditë zie kombëtare në Turqi, vijon hetimi për zjarrin në qendrën e skive
- Turqia ka shpallur ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë që ndodhi në resortin turk të skive Kartalkaja, ku gjatë natës shpërtheu zjarri në një hotel, ku mbetën të vdekur 66 persona dhe 51 të lënduar.
- Post By Melahat Baftija
- 19:26, 21 janar, 2025
Ankara, 21 janar 2025 (MIA) - Turqia ka shpallur ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë që ndodhi në resortin turk të skive Kartalkaja, ku gjatë natës shpërtheu zjarri në një hotel, ku mbetën të vdekur 66 persona dhe 51 të lënduar.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan e shpalli vendimin pas mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se shteti do të bëjë gjithçka për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj tragjedie.
Një grup ekspertësh dhe prokurorë janë duke i hetuar shkaqet e zjarrit, ndërsa në kuadër të hetimeve janë ndaluar katër persona, mes të cilëve edhe pronari i hotelit.
Priten ende rezultatet zyrtare për rrethanat që çuan në këtë tragjedi. mb/
Foto: MIA