• e mërkurë, 22 janar 2025

Nesër në Strasburg takim Fon der Lajen - Zheljazkov

Nesër në Strasburg takim Fon der Lajen - Zheljazkov

Bruksel, 21 janar 2025 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen nesër në Strasburg do të takohet me kryeministrin e ri bullgar, Rosen Zheljazkov, njoftoi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo. 

Përveç se me Fon der Lajen, është paraparë që Zheljazkov në Strasburg të takohet edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla. 

Duke e paralajmëruar takimin, Pinjo nuk bëri të ditur hollësi për temat e bisedimeve mes Fon der Lajen dhe Zheljazkov, por sipas paralajmërimeve nga Sofja, Zheljazkov me bashkëbiseduesit e tij do të bisedojë për prioritetet kryesore të Qeverisë bullgare dhe për “temat aktuale nga agjenda evropiane”. 

Pas emërimit të javës së kaluar në Qeveri, Zheljazkovit, Fon der Lajeni ia uroi zgjedhjen, duke i uruar sukses në punë. 

“Urimet e mia për Rosenin për zgjedhjen për kryeministër të Bullgarisë. Me padurim pres të punoj me ju për Bullgari të prosperuar në Evropë të fuqishme dhe të bashkuar. E vlerësoj edhe mbështetjen tuaj për fqinjin tonë të guximshëm Ukrainën”, theksoi Fon der Lajen në një publikim në Iks.  

Përndryshe, fon der Lajen nesër në Strasburg do të marrë pjesë në sesionin e Parlamentit Evropian në debatet për rezultatet nga Samiti i BE-së i dhjetorit dhe për prioritetet e kryesimit polak me Këshillin e BE-së në gjashtë muajt e parë të këtij viti. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR