• e mërkurë, 23 tetor 2024

Varheji: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian aktual

Varheji: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian aktual

Bruksel, 21 tetor 2024 (MIA) - Komisioneri Evropian për zgjerim, Oliver Varheji deklaroi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të BE-së për përshpejtimin e procesit të reformës, me synimin për t'u bërë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian aktual.

“Angazhimi i fortë i Shqipërisë ndaj procesit reformues na bëri që të hapim klasterin e parë në Konferencën ndërqeveritare të javës së kaluar. Ne ofrojmë mbështetje të plotë për përshpejtimin e procesit të reformës, në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm”, publikoi Varheji në rrjetin social Iks. 

Më 15 tetor, Shqipëria hapi klasterin e parë për negociatat e anëtarësimit në BE, duke mbuluar çështjet e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, prokurimit publik, statistikave dhe mbikëqyrjes financiare. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR