• e premte, 22 nëntor 2024

Zelenski ju bëri thirrje aleatëve të Kievit "të mos fshihen" dhe të reagojnë në dëshmitë për pjesëmarrje të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë

Zelenski ju bëri thirrje aleatëve të Kievit

Kiev, 22 tetor 2024 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski ju bëri thirrje aleatëve të Kievit, “të mos fshihen” dhe të reagojnë në dëshmitë për pjesëmarrje të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë në Ukrainë, informuan agjencitë e huaja.

Në paraqitjen e tij të sotme, Zelenski tha se Ukraina ka informacione për përgatitje të dy njësiteve – sipas gjitha gjasave deri 12.000 ushtarë koreanoveriorë – për pjesëmarrje në luftë bashkë me forcat ruse. 

“Kjo është sfidë, por ne e dimë si t’i përgjigjemi kësaj. Është me rëndësi që edhe partnerët të mos fshihen nga kjo sfidë”, shtoi presidenti ukrainas. 

Më parë dje, Koreja e Jugut i bëri thirrje ambasadorit rus në Seul që të kërkojë tërheqje “urgjente” të trupave për të cilët thotë se ishin dërguar nga Pheniani që ta mbështesin Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës, njoftoi Ministria koreanojugore e Punëve të Jashtme. 

Rreth 1.500 ushtarë koreanoveriorë nga forcat speciale tashmë janë në Rusi në aklimatizim dhe pritet që së shpejti të shkojnë në front, njoftoi para disa ditëve inteligjenca koreanojugore. Sipas tij, pritet të dërgohen gjithsej rreth 12.000 ushtarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR