• e premte, 22 nëntor 2024

Kancelari austriak Karl Nehamer e pranoi mandatin për formimin e qeverisë

Kancelari austriak Karl Nehamer e pranoi mandatin për formimin e qeverisë

Vjenë, 22 tetor 2024 (MIA) – Kancelari federal dhe lider i Partisë Popullore Austriake, Karl Nehamer e pranoi nga presidenti federal Aleksandar Ven der Belen mandatin për formimin e Qeverisë. 

Kancelari dha një deklaratë të shkurt për mediat në të cilën tha se “do të punojë me përkushtim që të formojë qeveri të qëndrueshme federale të mbështetur nga shumica e gjerë në Parlament”.

Sipas Nehamer, për këtë do të nevojitet partner i tretë. 

“Politika mund ta kthejë besimin “vetëm nëse vepron me përgjegjësi dhe e mban fjalën”, tha Nehamer. 

Kancelari do të fillojë bisedime me Partinë Austriake Socialdemokrate në javët në vazhdim. Ai theksoi se ky nuk do të jetë hapi i fundit, sepse “do të nevojitet partner i tretë” që të sigurohet shumicë e qëndrueshme. Nehamer theksoi se ende nuk mund të thuhet se bisedimet do të sjellin formimin e qeverisë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR