• e premte, 06 shtator 2024

Valtonen: Finlanda është e gatshme ta ndihmojë Kosovën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Valtonen: Finlanda është e gatshme ta ndihmojë Kosovën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Prishtinë, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, ELina Valtonen deklaroi se në takimin e sotëm me kolegen e saj kosovare, Donika Gërvalla biseduan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Valtonen tha se Finlanda është ,bështetëse e Kosovës, duke cekur se do të bëjnë gjithçka për t'u arritur normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë.

"Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Finlanda fuqishëm e mbështetë këtë. jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për t'ju mbështetur në atë rrugë", deklaroi Valtonen.

Shefja e diplomacisë finlandeze porositi se shteti i saj ishte dhe çdoherë do të mbetet mike e fuqishme e Kosovës.

"Finlanda ishte dhe mbetet mike e Kosovës dhe kjo u cek në takimin që e patëm sot. Kjo mbështetje e fuqishme për Kosovën, pa dyshim daton që nga koha kur e fitoi pavarësinë. Ne e mbështesim Kosovën në përpjekjet për anëtarësim në BE, si dhe në aleancën e NATO-s", theksoi Valtonen.

Ajo informoi se në takim është biseduar edhe për përforcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, prëfshirë edhe në tregti dhe në sfera të tjera.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen sot arriti në Kosovë.

Pas takimit me Gërvallën, diplomatja finlandeze në orën 15 do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR