• e diel, 06 tetor 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e priti në takim nobelisten Nadia Murad

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e priti në takim nobelisten Nadia Murad

Prishtinë, 5 shtator 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim nobelisten Nadia Murad, një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, njoftoi Zyra e presidencës së Republikës së Kosovës.

Në postimin e saj,presidentja e Kosovës Osmani thotë se Nadia Murad është një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

"Ajo sot ishte në Kosovë që t’i bashkojmë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej. Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë", thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës. ab/

Foto: ZPRK

QËNDRONI TË LIDHUR