• e hënë, 30 dhjetor 2024

REL: Lajçaku nesër në Prishtinë

REL: Lajçaku nesër në Prishtinë

Prishtinë, 5 shtator 2024 (MIA) - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak pritet nesër, e premte, 6 shtator, ta vizitojë Kosovën, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Kjo vizitë, siç deklaroi vetë Lajçak javën e kaluar, ka për qëllim të përgatisë takim në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë herë, sipas burimeve të REL, pas Prishtinës Lajçaku do ta vizitojë Beogradin.

Javën e kaluar, derisa mori pjesë në forumin e sigurisë Globsek në Pragë, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i përsëriti thirrjet e autoriteteve kosovare të përmbahen nga hapat e njëanshme dhe të jokoordinuara, të cilat sipas Unionit mund t'i rrisin tensionet e veriut të vendit, të populluar me shumicë serbe. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR