Aktgjykimi i konfirmuar kundër Trampit për abuzim seksual
- Gjykata federale në SHBA e konfirmoi aktgjykimin prej pesë milionë dollarëve, të cilat duhet t'i marrë sipas ankesës kundër Donald Trampit, pasi porota e ka shpallur ish presidentin për fajtor për abuzim seksual dhe shpifje të ish kolumnistes së revistës "El".
- Post By Besnik Shuki
- 17:48, 30 dhjetor, 2024
Nju-Jork, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata federale në SHBA e konfirmoi aktgjykimin prej pesë milionë dollarëve, të cilat duhet t'i marrë sipas ankesës kundër Donald Trampit, pasi porota e ka shpallur ish presidentin për fajtor për abuzim seksual dhe shpifje të ish kolumnistes së revistës "El".
Vendimin e ka marrë këshilli treanëtarësh të Gjykatës së qarkut të dytë të Apelit në Manhattan.
Aktgjykimi nga maji i vitit 2023 del nga incidenti i vitit 1996 në shitoren "Bergdorf Gudman" në Manhattan. Kerol deklaroi se Tramp e ka dhunuar, ndërsa ai në tetor të vitit 2022 në rrjetin "the Social Truth" pohimin e saj e ka quajtur mashtrim.
Porota nuk zbuloi se ka ndodhur përdhunimi, por akordoi 2,02 milionë dollarë për sulm seksual dhe 2,98 milionë dollarë për shpifje. Një porotë tjetër, në janar 2024, vendosi që Trampi duhet t'i paguajë Kerolit 83,3 milionë dollarë për shpifje për shkak të deklaratave në qershor të vitit 2019, kur ai për herë të parë mohoi rrëfimin e saj.
Tramp pretendoi se nuk e njeh Kerolin, se ajo "nuk ishte tipi i tij" dhe se rrëfimi është krijuar për të promovuar librin e saj. Ai parashtroi ankesë për aktvendimin prej 83,3 milionë dollarësh.
Proceset gjyqësore vazhdojnë edhe krahas se Tramp u rizgjodh president në zgjedhjet e 5 nëntorit. bsh/
Foto: Arkiv