• e mërkurë, 02 tetor 2024

Gjermania njoftoi rritje të ndihmës për Gazën gjatë vizitës së Berbok në Jordani

Gjermania njoftoi rritje të ndihmës për Gazën gjatë vizitës së Berbok në Jordani

Aman, 5 shtator 2024 (MIA) - Gjermania do ta rrisë ndihmën humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës për 50 milionë euro (55 milionë dollarë) më shumë se 360 milionë euro nga viti i kaluar, kumtoi sot në Aman ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok.

Berbok këtë e tha në takimin me ministrin jordanez të Punëve të Jashtme Ajman Al-Safadi, njoftoi DPA.

Fokusi kryesor i ndihmës është lufta kundër urisë, pasiguria në ushqim dhe mosushqyerja, së bashku me sigurimin e shërbimeve shëndetësore.

Plotësisht, ndihma humanitare për refugjatët sirian në Jordani duhet të rritet për 12,7 milionë euro, me çka ndihma gjermane për Jordaninë do të rritet në 63 milionë euro gjatë vitit 2024. sa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR