• e hënë, 07 tetor 2024

Stoltenberg: Ukraina arriti shumë në ofensivën në Kursk

Stoltenberg: Ukraina arriti shumë në ofensivën në Kursk

Oslo, 5 shtator 2024 (MIA) - Ukraina arriti shumë në ofensivën e saj në rajonin Kursk në Rusi, por vështirë është të thuhet se si situata do të zhvillohet më tutje, deklaroi sot për gazetarët në Oslo sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Vetëm ukrainasit mund t'i bëjnë zgjidhjet e vështira të cilat janë të domosdoshme, siç janë lokacionet për sistemim të forcave të tyre dhe lloji i luftimit adekuat në këtë situatë", tha Stoltenberg.

Forcat ruse po përparojnë në Ukrainën lindore, ndërsa ushtarët ukrainas kanë hyrë në rajonin rus Kursk dhe atje më 6 gusht e filluan sulmin më të madh të huaj ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Stoltenberg tha se Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, duke përfshirë edhe arritjen e qëllimeve ushtarake në territorin rus.

Presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se sulmi i Ukrainës në rajonin rus Kursk nuk arriti ta ndalë përparimin e forcave ruse në Donbas dhe i dobësoi pozitat mbrojtëse të Ukrainës përgjatë linjës së frontit, që u ndihmoi forcave të Moskës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se sulmi ishte një përpjekje për të sjellë luftën në Rusi për të detyruar Putinin të bënte paqe dhe të krijonte një zonë tampon për të parandaluar sulmet ruse në rajonin fqinj të Sumit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR