• e premte, 05 dhjetor 2025

Ushtria e mori pushtetin në Madagaskar, presidenti u largua nga vendi

Ushtria e mori pushtetin në Madagaskar, presidenti u largua nga vendi

Antananarivo, 14 tetor 2025 (MIA) - Koloneli Mishel Randrijanirina nga njësia elite ushtarake e madagaskarit sot kumtoi se forcat e armatosura e morën pushtetin në këtë vend ishullor në Oqeanin e Qetë, menjëherë pasi që parlamenti i votoi impiçment presidentit Andrij Raxhoelina.

Koloneli Randrijanirina u deklaroi gazetarëve se armata do të formojë këshill të prëbërë nga oficerë të armatës dhe xhandarmërisë dhe se kryeministri do të emërohet "shpejtë" në mënyrë që të formohet qeveria civile.

Kumtesa shënon fundin e sundimit shtatëvjeçar të presidentit Raxhoelina, i cili u largua nga vendi pasi që njësia elite ushtarake iu bashkua demonstruesve antiqeveritarë.

Raxhoelina sot e shpërndau me dekret Dhomën e poshtme të Parlamentit, duke e thelluar krizën politike në vend.

Më pas parlamenti votoi për impiçmentin e tij pasi ë 130 deputetë votuan "për", ndërsa një fletëvotim ishte i zbrazët.

Presdienca kumtoi se takimi është jokushtetues dhe se çdo vendim apo rezolutë që del prej tij nuk është valide pas shpërndarjes së kuvendit. ab/

foto:Skrinshot nga Al Xhazira

QËNDRONI TË LIDHUR