• e shtunë, 23 nëntor 2024

UNRVA i bëri thirrje Izraelit që ta tërheqë vendimin për ndalesë të dërgesave të ushqimit në pjesën veriore të Gazës

UNRVA i bëri thirrje Izraelit që ta tërheqë vendimin për ndalesë të dërgesave të ushqimit në pjesën veriore të Gazës

Gjenevë, 26 mars 2024 (MIA) - Një përfaqësues i Agjencisë të Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë me Refugjatët Palestinezë UNRVA (UNRWA) sot u bëri thirrje autoriteteve izraelite që ta revokojnë vendimin për ndalimin e dërgesës së ushqimit nga agjencia në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke deklaruar se "njerëzit përballen me vdekje mizore nga uria". 

"Vendimi duhet të revokohet. Nuk mund të thoni se e respektoni të drejtën ndërkombëtare kur i bllokoni autokolonat me ushqim të dërguara nga UNRVA", tha zëdhënësi Jens Lerke, në brifing me gazetarët.

Shefi i UNRVA-së, Filip Lazarini, para dy ditëve njoftoi se autoritetet izraelite e kanë informuar KB-në se më nuk do të lejojnë kalim të kolonave me ushqim në veri të Rripit. 

Zëdhënësi i qeverisë izraelite Dejvid Menser dje e akuzoi UNRVA-në se është "pjesë e problemit" dhe se kontribuon për vazhdimin e konfliktit, më parë transmetuan mediat britanike. 

"UNRVA është pjesë e problemit dhe për këtë është marrë vendim që të ndërpritet bashkëpunimi me ata. Ata kontribuojnë për vazhdimin e konfliktit", tha Mençer në konferencën për media. 

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, dje nga Jordania porositi se duhet të bëhen përpjekje që "të vazhdojnë shërbimet e vetme të cilat i siguron UNRVA".

"Në botën mizore, UNRVA është rreze drite për miliona njerëz", tha Guteresh. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR