• e martë, 02 korrik 2024

Ulet numri i personave që qëndrojnë në qendrat e pritjes për refugjatë dhe emigrantë në Greqi

Ulet  numri i personave që qëndrojnë në qendrat e pritjes për refugjatë dhe emigrantë në Greqi

Athinë, 4 mars 2024 (MIA)  - Për 12.2 për qind është ulur numri i personave që qëndrojnë në 33 qendrat e pritjes për refugjatë dhe emigrantë në mbarë Greqinë  dhe në shkurt ka arritur në 27.536, krahasuar me 31.367 persona në janar, sipas të dhënave të Ministrisë së Migrimit dhe Azilit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në  shkurt, është ulur numri edhe i atyre që janë akomoduar në ishujt në pjesën lindore të detit Egje dhe qëndrojnë 11.267 persona, për 28.5 për qind më pak krahasuar me janarin. 

 Po ashtu, nga Ministria kompetente theksuan  se Shërbimi i Azilit vazhdon të përshpejtojë shqyrtimin e kërkesave për azil dhe muajin e kaluar janë shqyrtuar 6.279 kërkesa, ndërsa në të njëjtën periudhë në vend janë regjistruar 3.828 të ardhur të paligjshëm.

 

QËNDRONI TË LIDHUR