• e enjte, 04 korrik 2024

Netanjahu: Lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi është në pushtet

Netanjahu: Lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi është në pushtet

Jerusalem, 2 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot ka kritikuar burimet anonime në armatën izraelite, të cilat për "Nju-Jork tajms" deklaruan se udhëheqësia ushtarake izraelite dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës, madje edhe në rast se Hamasi mbetet në pushtet.

"Nuk e di se kush janë ato burime anonime, por unë jam këtu për të thënë pa menduar: Kjo nuk do të ndodhë. Ne do t'i japim fund luftës kur t'i arrijmë qëllimet tona, duke përfshirë eliminimin e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve tanë", tha Netanjahu.

"Nju-Jork tajms", duke iu referuar nëntë zyrtarëve anonimë ushtarakë, aktualë dhe të mëparshëm, publikoi se udhëheqësia ushtarake beson se një ndërprerje e armiqësive është mënyra më e mirë për të liruar pengjet dhe për të ripërtëritur rezervat gjithnjë e më të vogla të armës dhe trupave të Izraelit para një lufte të mundshme me Hezbollahun në Liban.

Netanjahu mohon se armatës i mungon diçka për të përmbushur objektivat e vendosura nga udhëheqësia politike.

"Forcat e mbrojtjes së Izraelit (IDF) i kanë të gjitha mjetet që të arrijnë (objektivat). Ne nuk do t'i nënshtrohemi defetizmit të Nju-Jork tajms apo të tjerëve. Ne jemi të mbushur me frymën e fitores", tha Netanjahu. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR