• e mërkurë, 03 korrik 2024

Dy persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme në Mal të Zi

Dy persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme në Mal të Zi

Podgoricë, 2 korrik 2024 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme që goditi sot Malin e Zi.

Një shtetas turk ka humbur jetën në Çanj, nga shembja e një vinçi nga stuhia e fortë. Një person ka humbur jetën nga goditja e rrufesë në Lushtica, në fushën e golfit Lushtica Bej, raportojnë mediat malazeze, duke iu referuar kumtesës së policisë.

Stuhia, e cila ka goditur tashmë Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë, ka arritur edhe në Mal të Zi, duke shkaktuar dëme serioze.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme uragane shkulën pemë, duke shkaktuar kaos të madh trafiku, publikuan mediat lokale.

Autoritetet malazeze e përshkruan dëmin si "të madh" rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR