• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dyqind kandidatë janë tërhequr nga rrethi i dytë në zgjedhjet franceze, me qëllim që të bllokojnë të djathten ekstreme

Dyqind kandidatë janë tërhequr nga rrethi i dytë në zgjedhjet franceze, me qëllim që të bllokojnë të djathten ekstreme

Paris, 2 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 200 kandidatë kanë hequr dorë nga rrrethi i dytë i zgjedhjeve në Francë, në moment kur presidenti Emanuel Makron dhe koalicioni i tij i majtë tentojnë të bllokojnë të djathtën ekstreme, raportojnë mediat franceze.

Të dielën, Franca votoi në rrethin e fundit vendosës të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, të cilat Makroni i shpalli pasi tabori i tij fitoi në zgjedhjet evropiane muajin e kaluar.

Rivalët shpresojnë se tërheqja taktike nga votimi para rrethit të dytë do të pengojë partinë e ekstremit të djathtë të Marin Le Pen të fitojë shumicë absolute prej 289 vendeve në Kuvendin kombëtar me 577 vende.

Para afatit të fundit të martën në ora 18:00 për regjistrim për rrethin e dyë, të paktën 200 kandidatë tashmë janë tërhequr, pothuajse të gjithë të majtë ose anëtarët e taborit qendror të Makronit, sipas mediumeve franceze.

Nga kandidatët që vendosën të tërhiqen nga gara, më shumë se 110 janë anëtarë të Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë, ndërsa më shumë se 70 përfaqësojnë kampin e Makronit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR