Ulet niveli i ujit i lumenjve krahasuar me mesataren e muajit prill
- Në dy ditët e fundit niveli i ujit të Vardarit është ulur në krahasim me mesataren e muajit prill në të gjitha stacionet matëse: Jegunoc, Lepenc, Ura Hekurudhore në Shkup, Veles dhe Demir Kapi, tregoi matja e DPHM-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:11, 11 prill, 2024
Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Në dy ditët e fundit niveli i ujit të Vardarit është ulur në krahasim me mesataren e muajit prill në të gjitha stacionet matëse: Jegunoc, Lepenc, Ura Hekurudhore në Shkup, Veles dhe Demir Kapi, tregoi matja e DPHM-së.
Ulja e nivelit të ujit më 10 dhe 11 prill krahasuar me mesataren është vërejtur edhe në lumenjtë e tjerë: Treska, Pçinja, Kriva Reka, Bregallnica, Cërna Reka, Drini i Zi, Sateska, si dhe ulje të vogël ka edhe në Radikë. Vetëm lumenjtë Babuna dhe Strumicë kanë nivel të njëjtë të ujit me mesataren e muajit prill në dy ditët e fundit.
Stacionet matëse të DPHM -së vunë re se niveli i liqenit të Dojranit dhe Ohrit është brenda mesatares për muajin prill. Vetëm në liqenin e Prespës është 2 centimetra nën minimumin absolut.
Foto: Arkivi i MIA-s