Ukraina po përballet me një sulm të madh rus mbi sektorin energjetik, kumtoi Ministria e Energjetikës në Kiev
- Rusia që nga mëngjesi ka kryer një sulm të madh ajror në rajonet e Ukrainës duke përdorur raketa dhe dronë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:02, 13 dhjetor, 2024

Kiev, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia që nga mëngjesi ka kryer një sulm të madh ajror në rajonet e Ukrainës duke përdorur raketa dhe dronë.
“Armiku vazhdon me terrorin e tij. Edhe një herë, sektori energjetik në të gjithë Ukrainën është nën sulm masiv”, publikoi ministri i energjetikës, Herman Halushçenko.
Mbrojtja ajrore është aktive në rajonin e Kievit, informoi madje administrata rajonale. Shpërthime u regjistruan gjithashtu në rajonet Odesa, Vinistia, Lviv, Ivano-Frankovsk dhe Çerkasi.
Pasojat e sulmit po konstatohen pasi sulmet ende po zgjasin. Forcat ruse po gjuajnë raketa kryqëzuese, raketa balistike dhe raketa balistike Kinzhal të lëshuar nga ajri, publikuan Forcat ajrore të Ukrainës.
Foto: EPA