• e premte, 28 qershor 2024

Ukraina mori 1,9 miliardë euro nga BE-ja

Ukraina mori 1,9 miliardë euro nga BE-ja

Kiev, 27 qershor 2024 (MIA) - Ukraina ka marrë 1,9 miliardë euro ndihmë financiare të pakushtëzuar nga BE-ja e cila kontribuon në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financimin e nevojave prioritare buxhetore, kumtoi Ministria e Financave të Ukrainës.

“Buxheti shtetëror i Ukrainës mori një këst financimi të pakushtëzuar në shumën prej 1.9 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian. Fondet janë siguruar nga instrumentet financiare të BE-së nga fondi për Ukrainën”, thuhet në raportin, transmeton media ukrainase UNN.

Gjithashtu është kumtuar se Ukraina do të marrë këstet e ardhshme në baza tremujore, me kusht që të përmbushen indikatorët e përcaktuar në planin për Ukrainën.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR