Rusia paralajmëroi NATO-n për shkak të droneve amerikane mbi Detin e Zi
- Rusia lëshoi paralajmërim se forcat e saj do të ndërmarrin "masa për përgjigje të shpejtë" me qëllim që të parandalojnë incidentet potenciale në hapësirën ajrore për shkak të paraqitjeve gjtihnjë e më të shpeshta të droneve amerikane mbi Detin e Zi.
- Post By Sara Ademi
- 17:22, 28 qershor, 2024
Moskë, 28 qershor 2024 (MIA) - Rusia lëshoi paralajmërim se forcat e saj do të ndërmarrin "masa për përgjigje të shpejtë" me qëllim që të parandalojnë incidentet potenciale në hapësirën ajrore për shkak të paraqitjeve gjtihnjë e më të shpeshta të droneve amerikane mbi Detin e Zi.
"Fluturimet e tilla në masë të madhe e rrisin besueshmërinë për incidentet në hapësirën ajrore me aeroplanët e Forcave ajrore hapësinore, që e rrit rrezikun nga konflikti direkt ndërmjet Aleancës dhe Federatës Ruse. Për këtë përgjegjës do të jenë vendet e NATO-s", citohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.
Gjithashtu, MM e Rusisë e akuzon SHBA-në se i përdorin dronet për zbulimin dhe shkëmbimin e të dhënave të inteligjencës me Ukrainën.
"Fluturimet e intensifikuara të droneve amerikane mbi Detin e Zi tregojnë për përfshirjen në rritje të SHBA-së dhe vendeve anëtare të NATO-s në konfliktin në Ukrainë, nga ana e Kievit", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Ministri i ri rus i Mbrojtjes Andrej Belousov ka urdhëruar Shtabin e Përgjithshëm të ndërmarrë veprime kundër dronëve amerikan. sa/
foto: Arkivi i MIA-s