• e premte, 22 nëntor 2024

Zëdhënësja e UNRVA-së: Banorët e Gazës jetojnë në kushte të padurueshme

Zëdhënësja e UNRVA-së: Banorët e Gazës jetojnë në kushte të padurueshme

Gjenevë, 28 qershor 2024 (MIA) - Banorët e Gazës janë të detyruar të jetojnë në ndërtesa dhe tenda të shembura pranë grumbujve të mëdhenj të mbetjeve, deklaroi zëdhënësja e KB-së, Luis Voterixh.

Voterixh nga agjencia e KB-së për refugjatë palestinezë (UNRVA) i përshkroi kushtet për jetë të banorëzve të territorit palestinez si "jashtëzakonisht të tmerrshme" dhe u tha gazetarëve në Gjenevë përmes video lidhjes nga qendra e Gazës se situata është "jashtëzakonisht e padurueshme".

Ajo shtoi se situata është përkeqësuar në katër javët e fundit.

"Sot është më e keqja deri më tani, dhe nesër do të jetë edhe më keq", tha ajo. Për shkak të luftës nëntë mujore mes Izraelit dhe Hamasit, Gaza është shkatërruar. Është e vështirë të dërgohet karburant dhe të shpërndahet ndihma në mënyrë të sigurtë", theksoi ajo. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR