• e premte, 16 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ukraina merr qindra trupa ushtarësh në këmbim me Rusinë

Ukraina merr qindra trupa ushtarësh në këmbim me Rusinë

Kiev, 18 prill 2025 (MIA) - Ukraina dhe Rusia sërish kanë kryer shkëmbim ushtarësh, kumtoi sot Kievi, transmetoi DPA.

Pushteti ukrainas përgjegjës për ushtarët e robëruar kumtoi se 900-të trupa janë pranuar nga Rusia.

Ushtarët gjoja janë vrarë në rajonet lindore ukrainase Donjeck, Lugansk, Zaporozhje, Sumi dhe Harkov.

Disa, gjithashtu u morën nga morgjet në Rusi, pasi forcat ukrainase kohë më parë ishin shtypur nga rajoni kufitar Kursk.

Në këmbim, mediat ruse citojnë se Moska ka marrë 41 trupa.

Pranim-dorëzimi, i njoftuar të Premten e madhe, ka ndodhur me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, kumtoi pushteti ukrainas. sa/

foto: Arkivi i EPA

QËNDRONI TË LIDHUR