• e shtunë, 14 qershor 2025

Medinski: Delegacioni rus është i kënaqur nga bisedimet dhe është i gatshëm t'i vazhdojë kontaktet

Medinski: Delegacioni rus është i kënaqur nga bisedimet dhe është i gatshëm t'i vazhdojë kontaktet

Stamboll, 16 maj 2025 (MIA) - Shefi i delegacionit rus në Stamboll, Vlladimir Medinski pas takimit me përfaqësuesit ukrainas deklaroi se delegacioni rus ishte i kënaqur me bisedimet dhe ishte "i gatshëm t'i vazhdojë kontaktet".

Medinski tha se pala ruse kishte ka biseduar për një shkëmbim të madh të të burgosurve i cili do të mbahet me Ukrainën "në ditët në vijim". Nga të dyja palët do të shkëmbehen nga një mijë pengje lufte.

"Pala ukrainase kërkoi bisedime të drejtpërdrejta midis Putinit dhe Zelenskit dhe ne e morëm parasysh këtë kërkesë. Ramë dakord që secila palë të paraqesë vizionin e saj për armëpushim të mundshëm në të ardhmen", deklaroi Medinski.

Edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, më herët deklaroi se Rusia dhe Ukraina në takim ranë dakord për të shkëmbyer nga një mijë të burgosur lufte, që është shkëmbimi më i madh që nga fillimi i luftës.

"Diskutuam për çështjen e armëpushimit. Dhe për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve. Rezultati është shkëmbim prej i 1.000 persona për 1.000. Ky është rezultati i takimit tonë", deklaroi Umerovi.

Ai shtoi se data e shkëmbimit është caktuar, por nuk do të publikohet publikisht.

Umerov gjithashtu tha se është biseduar për një takim të mundshëm midis Vollodimir Zelenskit dhe Vlladimir Putinit dhe se së shpejti do të publikohet kumtesë për një raund të ri të mundshëm bisedimesh.

Janë biseduar dhe "të gjitha modalitetet" për një armëpushim, shtoi Umerovi. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR