Trampi thotë se SHBA-ja i dha një propozim Iranit gjatë negociatave bërthamore
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur propozim formal deri tek Irani për negociatat bërthamore që po vazhdojnë, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Tramp.
- Post By Fami Bajrami
- 16:46, 16 maj, 2025
Abu Dabi, 16 maj 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur propozim formal deri tek Irani për negociatat bërthamore që po vazhdojnë, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Tramp.
Në aeroplanin presidencial Er Fors 1,ai tha se Irani ka planin e SHBA-së dhe do të duhet të veprojë shpejt përndryshe do të ketë pasoja negative, transmeton DPA.
Uashingtoni dhe Teherani momentalisht po negociojnë, përderisa shteti i Gjirit, Omani është ndërmjetëses i bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit.
SHBA-ja ka për synim të arrijnë marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit, me qëllim që ta parandalojnë vendin të zhvillojë armë bërthamore.
Në këmbim, Teherani shpreson për lehtësim të sanksioneve dhe rimëkëmbje ekonomike.
Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Tramp shprehu optimizëm në lidhje me bisedimet në vazhdim, duke thënë se mendonte se marrëveshja ishte afër.
Në ndërkohë ai përsëri kërcënoi me veprime serioze ushtarake kundër Iranit përderisa të dyja palët nuk do të arrijnë marrëveshje në një "mënyrë të sjellshme".
Në një fjalim në Riad, presidenti amerikan theksoi se gatishmëria e Amerikës për të negociuar nuk do të zgjasë pafundësisht.
Në vitin 2015, Irani ra dakord të kufizojë programin e tij bërthamor sipas marrëveshjes bërthamore të Vjenës.
Megjithatë, në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, Trampi u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe vendosi sanksione të reja e të rrepta.
Si përgjigje, Teherani gjithashtu pushoi së zbatuari kufizimet e marrëveshjes. Irani pretendon se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime civile, ndërsa jo për zhvillimin e armëve bërthamore. rq/
Foto: EPA