• e premte, 05 dhjetor 2025

Meloni në Tiranë: Evropë janë edhe ata që nuk janë në BE

Meloni në Tiranë:  Evropë janë edhe ata që nuk janë në BE

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot në Tiranë tha se Shqipëria është Evropë, si dhe Italia dhe Serbia ose cilido vend evropian dhe për këtë arsye për të gjithmonë është qesharake kur dikush përpiqet të shpjegojë se kush është Evropë dhe kush jo.

"Disa nuk duan të bëhen pjesë e BE-së, disa janë në atë proces, por asgjë nuk i bën më pak evropianë nga 27-të vendet anëtare të BE-së. Asgjë nuk është më evropiane se njerëzit të cilët janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka për ta mbrojtur veten dhe lirinë e tyre. Kjo është ajo që përfaqëson Ukraina", tha Meloni në seancën e parë plenare të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Ajo shtoi se Evropa dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duan paqe dhe se tani mund të shihet "kush është me të vërtetë i gatshëm të ulet në tryezën e negociatave, ndërsa kush jo", duke menduar në negociatat direkte midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll.

"Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga përpjekjet për të arritur marrëveshje paqësore. Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjtihçka që është e nevojshme për atë qëllim", tha Meloni. sa/

Foto: Meloni në X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR