• e enjte, 30 janar 2025

Ukraina mbrëmë me dronë ka sulmuar objektet e naftës dhe energjisë në Rusinë perëndimore

Ukraina mbrëmë me dronë ka sulmuar objektet e naftës dhe energjisë në Rusinë perëndimore

Kiev, 29 janar 2025 (MIA) - Ukraina mbrëmë me dronë ka sulmuar objektet e naftës dhe energjisë në Rusinë perëndimore, raportuan autoritetet ruse.

"Rrënojat e ndërtesës së shkatërruar shkaktuan zjarr në objektin industrial të qytetit Kstovo", shënoi në Telegram Gleb Nikitin, guvernator i rajonit Nizhegorska, i cili gjendet në lindje të Moskës.

"Sipas të dhënave të fundit, nuk ka viktima", shtoi Nikitin, pa dhënë detaje plotësuese.

Sipas "Baza" - kanal informativ në Telegram i afërt me shërbimet ruse të sigurisë, në Kstovo digjet rafineria e naftës.

"Objektet civil në zona të ndryshme të rajonit Smolensk janë nën sulm masiv me dronë", shënoi në Telegram guvernatori i rajonit, Vasilij Anohin.

"Njëri nga dronët është rrëzuar gjatë tentimit për sulm të objektit bërthamor", shtoi Anohin. Sipas tij, nuk ka viktima ose dëm material.

Janë rrëzuar 26 dronë mbi zonën Brjansk, e cila kufizohet me Ukrainën, ndërsa autoritetet në zonën Tver raportuan se atje janë zënë 20 dronë ukrainas. Nuk ka informata për të lënduar ose dëm material.

Agjencia ruse për transport ajror "Rosaviacia" kumtoi se i pezullon të gjitha fluturimet në aeroportin e qytetit Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarsanit. Qyteti gjendet rreth 830 kilometra në lindje të Moskës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR