• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ukraina, Lindja e Mesme dhe marrëdhëniet BE-SHBA, temë kryesore të Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit

Ukraina, Lindja e Mesme dhe marrëdhëniet BE-SHBA, temë kryesore të Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit

Bruksel, 17 mars 2025 (MIA) – Zhvillimi më i ri i ngjarjeve lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme, me theks të veçantë për ngjarjet në Siri dhe në rolin e Iranit, si dhe marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së do të jenë temat kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit në Bruksel. 

Takimi, i kryesuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët të jashtme dhe politikën e sigurisë, Kaja Kallas, do të fillojë me debat për Ukrainën, në fillim të të cilit shefat e diplomacive do t'u drejtohen përmes videokonferencës nga homologu i tyre ukrainas Andrij Sibiha, i cili do t'i informojë ata për zhvillimet e fundit politike dhe situatën në terren, si dhe për prioritetet më urgjente të Kievit.

Pritet që diskutimi i ministrave evropianë t’i dedikohet nismave aktuale amerikane dhe evropiane, rezultateve nga takimi i përfaqësuesve të Ukrainës dhe SHBA-së në Arabinë Saudite dhe nga Këshilli Evropian special nga 6 marsi, si dhe përgatitjeve të Samitit të BE-së të caktuar për 20 mars. 

Në këtë pjesë është paraparë që Kallas ta prezantojë nismën e saj për mbështetje të fuqishme ushtarake për Ukrainën në vitin 2025, përmes sigurimit të garancive të sigurisë dhe fuqizim të potencialeve të mbrojtjes të vendit, si dhe ta theksojë rëndësinë e mbajtjes së presionit maksimal ndaj Rusisë. 

Këshilli do të vazhdojë të diskutojë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, me fokus të veçantë në situatën në Gazë dhe Bregun Perëndimor. Ministrat pritet të mirëpresin Planin e Rindërtimit të Gazës të paraqitur në Samitin e Ligës Arabe në Kajro më 4 mars, si dhe të riafirmojnë mbështetjen e BE-së për Autoritetin Palestinez, për zgjidhjen paqësore për dy shtete dhe për punën e UNRVA. Kallas është planifikuar gjithashtu të informojë ministrat për aktivitetet e misionit të BE-së në pikën kufitare Rafa në Gazë.

Shefat e diplomacive të anëtareve të BE-së do të debatojnë edhe për zhvillimin e fundit të ngjarjeve në Siri, veçanërisht për dhunën e shpeshtë në zonat bregdetare siriane dhe ta konfirmojnë mbështetjen e BE-së për vendin dhe për tranzicion të qetë dhe gjithëpërfshirës me qëllim të krijimit të qëndrueshmërisë politike dhe ekonomike. 

Во соопштение објавено нешто по 19 часот по локално време, антирежимската Слободна сириска армија соопшти дека нејзините борци се „пред портите“ на главниот град на Сирија.

Në këtë kontekst, pas përfundimit të Këshillit të sotëm, do të mbahet Konferenca e nëntë e Brukselit për Sirinë, e titulluar “Mbështetja e Sirisë: plotësimi i nevojave për një tranzicion të suksesshëm”. Objektivi kryesor i Konferencës është të mobilizojë mbështetjen ndërkombëtare për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe paqësor në Siri drejt ndërtimit të një të ardhmeje të lirë, paqësore dhe të begatë dhe të ofrojë ndihmë humanitare dhe johumanitare dhe mbështetje të qëndrueshme për sirianët, si ata në vend ashtu edhe refugjatët sirianë në vendet e rajonit, veçanërisht Jordaninë, Libanin, Turqinë, Egjiptin dhe Irakun.

Në pjesën e debatit për Lindjen e Mesme, do të flitet edhe për politikën e BE-së drejt Iranit, në kontekst të mbështetjes së saj të Rusisë, ndalimet arbitrare të qytetarëve evropianë, operacionet hibride kundër anëtarëve të Unionit, programi bërthamor iranian dhe roli destabilizues i Teheranit në rajon. 

Në mbledhje ministrat do të shkëmbejnë mendime edhe për marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së dhe ndikimit të vendimeve të jashtme – politike të SHBA-së dhe përgjigjes evropiane për ta. 

Në fund është paraparë që Kallas t’i informojë shefat e diplomacive për rezultatet nga takimi i javës së kaluar i punëve të jashtme të G7 në Kanada. 

Krahas mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme, sot në Bruksel do të mbahet një takim i Këshillit të Transportit, Telekomunikacionit dhe Energjisë në nivel të ministrave përgjegjës për energjinë, në të cilin do të diskutohet për Planin e Veprimit për Energjinë e Përballueshme, i cili synon të ulë çmimet e energjisë në një afat të shkurtër, të plotësojë Unionin e Energjisë, të tërheqë investime dhe të përgatitet për kriza të mundshme energjetike, si dhe në arkitekturën kritike të sigurisë energjetike të BE-së, mbrojtjen e infrastrukturës së energjisë dhe situatën kritike të BE-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR