Presidenti sirian Ahmed al Shara formon qeverinë e re teknike
- Presidenti sirian Ahmed al Shara ka formuar një qeveri të re kalimtare, duke emëruar 23 ministra në një kabinet të zgjeruar, i cili shihet si një moment kyç në tranzicionin nga dekada e sundimit të familjes Asad dhe përmirësimin e lidhjeve të Sirisë me Perëndimin, njoftuan agjencitë botërore.
- Post By Sara Ademi
- 11:00, 30 mars, 2025

Damask, 30 mars 2025 (MIA) - Presidenti sirian Ahmed al Shara ka formuar një qeveri të re kalimtare, duke emëruar 23 ministra në një kabinet të zgjeruar, i cili shihet si një moment kyç në tranzicionin nga dekada e sundimit të familjes Asad dhe përmirësimin e lidhjeve të Sirisë me Perëndimin, njoftuan agjencitë botërore.
Rebelët në Siri, të udhëhequr nga lëvizja Hajat Tahrir al Sham, morën pushtetin në vend në dhjetor të vitit të kaluar, pasi rrëzuan presidentin sirian Bashar al Asad.
Qeveria e re në Siri, e udhëhequr nga islamistët sunitë, ka qenë nën presionin e Perëndimit dhe vendeve arabe për të formuar një qeveri që përfshin komunitetet e ndryshme etnike dhe fetare të vendit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s