Qentë dhe robotët e kërkimit të përfshirë në hetimin pas të mbijetuarve në Bangkok
- Qentë dhe robotët e kërkimit janë të përfshirë në hetimin e të mbijetuarve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë prej 7.7 ballë që goditi pardje Mjanmarin, i cili u ndje dhe shkaktoi shkatërrime në Tajlandë, kumtuan autoritetet e qytetit. Ata deklaruan se shenjat e para të progresit u shfaqën në fillim të ditës së tretë të tërmetit të fortë.
- Post By Sara Ademi
- 12:18, 30 mars, 2025

Bangkok, 30 mars 2025 (MIA) - Qentë dhe robotët e kërkimit janë të përfshirë në hetimin e të mbijetuarve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë prej 7.7 ballë që goditi pardje Mjanmarin, i cili u ndje dhe shkaktoi shkatërrime në Tajlandë, kumtuan autoritetet e qytetit. Ata deklaruan se shenjat e para të progresit u shfaqën në fillim të ditës së tretë të tërmetit të fortë.
"Grumbulli i madh i rrënojave pranë ndërtesës shumëkatëshe të shembur është një tregues se sa punë kanë bërë ekskavatorët gjatë natës. Këtë mëngjes dëgjuam se shpëtimtarët gjetën shenja jete për një person nën rrënoja, gjë që u konfirmua nga skanerët dhe qentë kërkues," tha një zyrtar i paidentifikuar, duke shtuar se roboti u përdor për të gjurmuar rrugën", raporton Bi-Bi-Si.
Autoritetet tajlandeze njoftuan dje se kishin zbuluar të paktën 15 persona të gjallë, por me kalimin e ditës, ata përcaktuan se disa nga ata njerëz nuk po jepnin më shenja jete.
Sipas informacioneve të fundit, rreth 83 persona janë ende të zhdukur në të gjithë Bangkokun, shumica dërrmuese e të cilëve janë punëtorë ndërtimi të punësuar në kantiere. sa/
Foto: EPA