• e diel, 22 dhjetor 2024

Ukraina kumtoi se lufta me Rusinë e kushton më shumë se 135 milionë dollarë në ditë

Ukraina kumtoi se lufta me Rusinë e kushton më shumë se 135 milionë dollarë në ditë

Kiev, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Financave, Serhi Marçenko deklaroi sot se lufta me Rusinë e kushton Kievin më shumë se 135 milionë dollarë në ditë, njoftoi DPA.

Në intervistë për RBC-Ukrainë, Marçenko tha se harxhimet mujore për siguri dhe mbrojtje janë rritur në 166 miliardë grivna (4,04 miliardë dollarë).

Qeveria ukrainase në këtë moment planifikon reformë të madhe tatimore për mbulimin e deficitit buxhetor prej rreth 12,2 miliardë dollarë. Mes ndryshimeve të propozuara është edhe rritja e tatimit ushtarak prej 1,5 për qind në pesë për qind. Rritja e tillë fillimisht është propozuar në vitin 2014 pas anektimit rus në Krime. Lloji i tilë i tatimit paguhet ndaras nga tatimit themelor i të ardhurave.

Ukraina më shumë se dy vite po përballet me pushtimin rus. Rreth gjysma e buxhetit shtetëror në këtë moment financohet nga huatë dhe ndihma e huaj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR