• e premte, 05 korrik 2024

Ukraina ka tërhequr 83 miliardë dollarë ndihmë ndërkombëtare që nga fillimi i pushtimit rus

Ukraina ka tërhequr 83 miliardë dollarë ndihmë ndërkombëtare që nga fillimi i pushtimit rus

Kiev, 8 prill 2024 (MIA) -  Ukraina ka marrë më shumë se 83 miliardë dollarë përmes bashkëpunimit të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë që nga fillimi i pushtimit rus, bëri të ditur Ministria e Financave.

 "Që nga shkurti i vitit 2022, falë bashkëpunimit të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, Ministria e Financave e Ukrainës ka tërhequr deri më tani më shumë se 83 miliardë dollarë. Donatorët më të mëdhenj janë Bashkimi Evropian, SHBA-ja, FMN-ja, Kanadaja, Japonia, Banka Botërore dhe Britania e Madhe",  thuhet në raportin e Ministrisë.

Ministria theksoi se edhe krahas luftës, Ukraina vazhdon t'i zbatojë reformat dhe t'i përmbushë detyrimet e saj si pjesë e bashkëpunimit me partnerët e saj. Reformat i vendosin themelet për rritjen ekonomike të vendit, duke siguruar stabilitet makroekonomik, përmirësim të qeverisjes dhe zhvillim të mëtejshëm.

 "Ato janë baza për qëndrueshmëri dhe rikuperim afatgjatë. Jemi të hapur për dialog me partnerët tanë për të biseduar më tej prioritetet e reformës dhe për të identifikuar masat e synuara më efektive. Jam i bindur se Ukraina mund të hapë rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes gjithëpërfshirëse duke tërhequr financat e nevojshme për të përmbushur nevojat e qytetarëve të saj", deklaroi ministri ukrainas i Financave Serhii Marçenko.

Foto: Ministria e Financave të Ukrainës 

 

QËNDRONI TË LIDHUR