• e enjte, 05 dhjetor 2024

Në përplasjet në Amsterdam janë lënduar 10 tifozë izraelitë, Netanjahu ka dërguar aeroplanë shpëtimi

Në përplasjet në Amsterdam janë lënduar 10 tifozë izraelitë, Netanjahu ka dërguar aeroplanë shpëtimi

Tel-Aviv, 8 nëntor 2024 (MIA) - Sulmuesit propalestinezë kanë lënduar 10 tifozë izraelitë të futbollit në Amsterdam, pas së cilës kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi  dërgim të aeroplanëve të shpëtimit për qytetarët izraelitë në Holandë, shkruan "Tajms od Izrael".

Sulmuesit, të cilët kanë brohoritur "Liri për Palestinën" dje i kanë sulmuuar tifozët e Makabit nga Tel-Avivi në Amsterdam, dy prej të cilëve janë zhdukur, ndërsa 10 janë lënduar, njoftoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi që të dërgohen dy aeroplanë shpëtimi për ndihmë të qyetarëve izraelitë pas sulmit në Amsterdam.

Policia lokale ka njoftuar se ka arrestuar 57 persona, por nuk është zbuluar kombësia e tyre ose nëse janë tifozë të futbollit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR