• e premte, 27 dhjetor 2024

Shefi i OBSH-së nën zjarr në sulmin izraelit në aeroportin në Jemen

Shefi i OBSH-së nën zjarr në sulmin izraelit në aeroportin në Jemen

Gjenevë, 26 dhjetor 2024 (MIA) -  Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm të saj, ishte nën zjarr sot në sulmin izraelit në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

"Ndërsa ishim gati të hipnim në fluturimin tonë nga Sana, rreth dy orë më parë, aeroporti ishte nën bombardim ajror", shënoi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus në X.

"Njëri nga anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit tonë u plagos. Të paktën dy persona kanë humbur jetën në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, salloni i nisjes – vetëm pak metra larg vendit ku ishim – dhe pista u dëmtuan", informoi Gebrejesus.

Anëtarët e delegacionit të KB-së dhe OBSH-së janë të padëmtuar dhe të sigurt, tha ai, dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën në sulm.

Armata izraelite konfirmoi se sulmoi infrastrukturën e milicisë Huthë në Jemen, duke përfshirë aeroportin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR