Hamasi ka bërë thirrje për tri ditë protesta në mbështetje të palestinezëve
- Hamasi, milicia islamike palestineze në Rripin e Gazës, bën thirrje për protesta botërore sot, nesër dhe pasnesër në shenjë solidariteti me palestinezët dhe kundër mbështetjes perëndimore për sulmet izraelite.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:39, 8 nëntor, 2024
Gazë, 8 nëntor 2024 (MIA) - Hamasi, milicia islamike palestineze në Rripin e Gazës, bën thirrje për protesta botërore sot, nesër dhe pasnesër në shenjë solidariteti me palestinezët dhe kundër mbështetjes perëndimore për sulmet izraelite.
Aktivizimi i luftës aktuale erdhi pasi Hamasi dhe grupet e tjera e sulmuan Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli më pas u përgjigj me sulme masive në Gazë, të cilat u kritikuan gjerësisht për shkatërrimin e tyre dhe viktimat civile.
Hamasi e përcolli thirrjen e tij përmes rrjeteve sociale. Organizata islamike e akuzoi Izraelin për gjenocid dhe masakra në pjesën veriore të territorit të pushtuar palestinez. Armata izraelite kohët e fundit zgjeroi operacionet e saj atje për të goditur Hamasin dhe u bëri thirrje civilëve të largohen nga zona e betejës. Megjithatë, thuhet se mijëra mbeten në zonë.
Nga ana palestineze, ka raporte të shpeshta për viktima civile në sulmet izraelite. Kushtet në zonën kryesisht të shkatërruar janë përshkruar si katastrofike.
Foto: Arkivi i MIA-s