• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miler: Izraeli do të hapë vendkalim të ri në Rripin e Gazës, në Kisufimu

Miler: Izraeli do të hapë vendkalim të ri në Rripin e Gazës, në Kisufimu

Uashington, 8 nëntor 2024 (MIA) - Izraeli sërish do të hapë vendkalim të ri në Rripin e Gazës, kumtoi mbrëmë Departamenti amerikan i Shtetit, disa ditë para skadimit të ultimatumit të SHBA-së për rritje të ndihmës humanitare për palestinezët.

"Pamë se Izraeli ndërmori hapa të rëndësishëm në javët e fundit... dhe planifikon të hapë vendkalim të ri shtesë në Kisufimu në ditët në vijim", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

Ministrat amerikanë të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Entoni Blinken dhe Llojd Ostin më 13 tetor dërguan letër në të cilën kërkuar që Izraeli ta rritë ndihmën humanitare, duke i dhënë afat prej 30 ditëve për përgjigje.

Në të kundërtën, SHBA-ja kërcënoi se do të ndërpresin një pjesë të ndihmës së saj ushtarake për Izraelin.

Miler refuzoi të thotë se si SHBA-ja do të vlerësojë nëse Izraeli i përmbushë kushtet, as kur do të bëhet një vlerësim i tillë kur afati i ultimatumit do të përfundojë më 13 nëntor.

Ligji amerikan kërkon që marrësit e ndihmës ushtarake amerikane të mos e pengojnë dërgesën e ndihmës humanitare. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR