Tre libanezë janë vrarë gjatë sulmit izraelit ndaj qytetit Sidon
- Në sulmin izraelit ndaj qytetit jugor libanez Sidon jetën e humbën tre shtetas libanezë, ndërsa tre ushtarë u plagosën, kumtoi dje armata libaneze, ndërsa qeveria e Malajzisë kumtoi se gjashtë anëtarë të forcave të saj UNIFIL janë lënduar.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:51, 8 nëntor, 2024

Sidon, 8 nëntor 2024 (MIA) - Në sulmin izraelit ndaj qytetit jugor libanez Sidon jetën e humbën tre shtetas libanezë, ndërsa tre ushtarë u plagosën, kumtoi dje armata libaneze, ndërsa qeveria e Malajzisë kumtoi se gjashtë anëtarë të forcave të saj UNIFIL janë lënduar.
Qëllimi i sulmit ishte automjeti i cili kalonte nëpër pikën kontrolluese, me ç'rast jetën e humbën tre libanezë të cilët ishin në automjet, thuhet në kumtesën e armatës.
Ushtarët e plagosur shërbenin në pikën kontrolluese, përderisa pjesëtarët e plagosur të UNIFILL-it ishin në automjetin paqësor të KB-së i cili në atë moment kalonte nëpër pikën kontrilluese, thuhet në kumtesë. ab/
foto: МIА arkivi