• e shtunë, 06 korrik 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra në 147 mostra të marra nga 39 vende matëse në qytet.

"Sektori për kontroll sanitar në periudhë nga 2 deri më 5 janar ka marrë 147 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 147 mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 vende matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", thuhet në njoftimin e sotëm të NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi".

Ndërmarrja publike, siç thonë prej aty, për t'i informuar sa më mirë qytetarët e Shkupit, këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e bëra në Sektorin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton funksionimin e tij sipas standarteve ISO17025.2018. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR