"Uashington Post": Janë vërejtur dronë mbi bazën ushtarake amerikane ku jetojnë Rubio dhe Hegset
- Dronë të paidentifikuar u zbuluan mbi një bazë ushtarake në kryeqytetin amerikan, Uashington, ku jetojnë Sekretari shtetëror dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Marko Rubio dhe Pit Hegset, publikoi gazeta amerikane "Uashington Post".
Uashington, 19 mars 2026 (MIA) – Dronë të paidentifikuar u zbuluan mbi një bazë ushtarake në kryeqytetin amerikan, Uashington, ku jetojnë Sekretari shtetëror dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Marko Rubio dhe Pit Hegset, publikoi gazeta amerikane "Uashington Post".
Sipas artikullit, dronët mbi bazën "Fort Mekner" e detyruan ushtrinë lokale të diskutojë për mundësinë e evakuimit të Rubios dhe Hegset. Në fund, dy zyrtarët e lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp, mbetën në shtëpitë e tyre, shpjegon gazeta.
Uashington Post vëren se ushtria amerikane ka rritur mbikëqyrjen për kërcënime të mundshme për shkak të nivelit të lartë të gatishmërisë në kontekstin e fushatës ushtarake amerikano=izraelite kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt.
Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni ende nuk kanë komentuar informacionet.
“Departamenti ynë nuk mund të komentojë për arsye sigurie dhe publikimi i një informacioni të tillë është shumë i papërgjegjshëm”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Shon Parnell, për "Uashington Post". ls/
Foto: Arkivi i EPA-s