• e premte, 20 mars 2026

Irani i paralajmëron aleatët e ShBA-së për bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Irani i paralajmëron aleatët e ShBA-së për bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

 Teheran, 19 mars 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, i ka paralajmëruar aleatët e ShBA-së se rrezikojnë "bashkëpjesëmarrje" në krime lufte nëse ndihmojnë Uashingtonin të zhbllokojë Ngushticën e Hormuzit. Rruga ujore strategjike është aktualisht nën bllokadë nga forcat iraniane.

 Në një bisedë telefonike me homologun e tij japonez Toshimicu Motegi, Aragçi pretendoi se ShBA dhe Izraeli janë përgjegjës për situatën aktuale në ngushticë, bëri të ditur Ministria iraniane e Punëve të Jashtme  në një postim në Telegram.

Ai paralajmëroi se pjesëmarrja e çdo vendi në përpjekjen për të depërtimin e bllokadës iraniane do të përbënte "bashkëpunim në agresionin dhe krimet e tmerrshme të kryera nga agresorët". 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR